Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk do të merr datë për fillimin e bisedimeve

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se paaftësia e Qeverisë që t’i zbatojë reformat me prioritet, mos zbatimi i reformave gjyqësore, organizimi kriminal, korrupsioni i lartë, shkatërrimi i funksionimit të institucioneve, jo vetëm që Maqedonia nuk do të merr datë për bisedime me Bashkimin Evropian, por do ta fusin vendi dhe qytetarët në një krizë më të madhe.

“Sjellja e pakuptimtë e Zoran Zaevit, gënjeshtrat se kemi fituar datë të pastër për bisedimet do t’i kushtojnë qytetarëve në dëshpërim. Me këtë shembull Republika e Maqedonisë do të shkojë vetëm mbas, vendi do të vazhdojë të fundoset, ndërsa rezultatet nga mos punimi do të ngelin barë e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Maqedonia nuk do të merr datë për fillimin e bisedimeve në qershor sepse vendi nuk ka kapacitet që t’i përmbush kriteret./Telegrafi/