Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk duhet të zhvillohet në bazë të përqindjeve, por në bazë të dijes dhe cilësisë

Nga OBRM-PDUKM thonë se Maqedonia nuk duhet të zhvillohet në bazë të përqindjes, por në bazë të dijes dhe cilësisë. Kur pushteti dëshiron që të bisedojë për ndryshimet kushtetuese të kuotës së 20%, atëherë të bisedojmë për shfuqizimin e Badenterit dhe balancuesit.

Përqindjet dhe kuotat i përkasin të shkuarës dhe duhet t’i përkasin së shkuarës. Përqindjet dhe kuotat veçojnë shoqërinë dhe i japin përparësi sasisë ndaj cilësisë.

Njerëzit duhet të përparojnë sepse kanë cilësi, kompetenca dhe njohuri, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i përkasin apo nuk i përkasin.

OBRM-PDUKM është për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë njerëzit, ku cilësia dhe kompetencat do të vlerësohen dhe do të jenë e vetmja rrugë për përparim./Telegrafi/