Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia me LSDM-në shkon drejt humnerës

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “epidemia e nepotizmit kapi gjithë institucionet shtetërore, të gjithë funksionarët, nga ministrat deri te drejtorët lokal që mbetën të pandëshkuar”.

Nga OBRM-PDUKM thonë se krimi i Rashkovskit, është pa përfundim dhe se në këtë rast ka dyshime serioze për krim 1.8 milionë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev nuk do të ishte Zoran Zaev nëse në Qeverinë kriminale që ai udhëheq nuk do të ishte krimineli më i madh. Zhvatja milionëshe që është kryer me vite, nuk mund të kryhet pa dijeninë e Zoran Zaevit”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se në paraburgim përfunduan Zoran Milevski, Boki 13 dhe Katica Janeva, por askund nuk flitet për porositësit dhe ndihmuesit që janë në krye të pushtetit.

“Zoran Zaev edhe pse është përmendur në deklaratat e palës së dëmtuar ende nuk është thirrë në prokurori për pyetje, ashtu siç hubej koha me paraburgimin e Janevës”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Në fund ata thonë se me Zaevin në Qeveri dhe me Ruskovskën në krye të Prokurorisë nuk do të ketë asnjë përfundim dhe për këtë shkak, siç thonë nga kji parti, nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare./Telegrafi/