OBRM-PDUKM-ja në komunikatën e sotme akuzon LSDM-në se po heshtin ndaj deklaratës së Talat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do t’i udhëheq edhe në gjuhë shqipe. Nga OBRM-PDUKM thonë se Maqedonia është viktimë e sjelljes anti-shtetërore të Zoran Zaevit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Krimineli Zaev dhe LSDM, përveç që i mashtruan qytetarët dhe shkellin vullnetin e tyre, shkelën edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe mbështesin provokimet me të cilat ka filluar realizimi i Deklaratës së Tiranës. LSDM hesht për vendosjen e flamurit shqiptar në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSDM-ja hesht edhe ndaj deklaratave të Talat Xhaferit se do ta zyrtarizojë gjuhë shqipe në gjithë territorin”, theksojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/