Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia është poshtëruar dhe gjunjëzuar

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se me Marrëveshjen e Prespës jo vetëm që ndryshohet emri i shtetit, por edhe identiteti maqedonas, gjuha, historia dhe kultura.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se miratimi i Ligjit të gjuhëve dhe ndryshimet kushtetuese kanë qenë pjesë e programit të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shteti i Maqedonisë është vendosur në hipotekë nga Zaev, me qëllim që të vijë në pushtet edhe pse shumica e qytetarëve nuk i kanë dhënë mbështetje”.

“Qytetarët varfërohen, ekonomia është para kolapsi, nuk ka projekte të reja, shëndetësia dhe arsimi ppo ngecin. Maqedonia është poshtëruar dhe gjunjëzuar, interesat shtetërore dhe kombëtare janë shitur”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/