Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Maqedonia është një shtet i kapur

Sipas partisë opozitare, OBRM-PDUKM, Maqedonia është një shtet i kapur, dhe se institucionet nuk janë në shërbim të qytetarëve, por të strukturave qeverisëse.

Kjo parti konsideron se demokracia është suspenduar, drejtësia është zhvlerësuar, ndërsa korrupsioni rritet.

Për OBRM-PDUKM-në, gjyqësia është shndërruar në vegël të LSDM-së, kurse vendimet merren sipas diktatit partiak.

Më tej, kjo parti e akuzon LSDM-në se e ka futur shtetin dhe qytetarët në borxh prej 1.67 miliardë euro për 10 muaj, dhe se nuk ka investime, e as rritje të rrogave, apo përfitimeve tjera financiare nga shteti./Telegrafi/

Exit mobile version