Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e akuzon qeverinë në lidhje me menaxhimin me situatën pas përhapjes së coronavirusit.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Maqedonia është rekordere në rajon sa i përket vdekjeve në një milion banorë nga coronavirusi.
“Maqedonia është ndër të parat edhe për nga numri i të infektuarve në një milion banor. Maqedonia ka numër të madh të punëtorëve shëndetësor të infektuar, të cilët kanë mbetur pa pajisje të mjaftueshme për mbrojtje”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Maqedonia ka edhe numër të vogël të testimeve me çka nuk ka fotografi të pastër epidemiologjike për atë se çfarë masa duhet të ndërmerren./Telegrafi/