Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM u vendos prapa luftës kundër krimit

LSDM publikisht u vendos në anën tjetër të vijës dhe iu kundërvu luftës kundër krimit dhe korrupsionit, reagojnë nga OBRM-PDUKM ndaj njoftimit të LSDM lidhur me aksionin policor në UKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Studentët sot u bindën që LSDM është haptazi kundër tyre. Hulumtime të shumta në të kaluarën kanë treguar për korrupsion masiv në arsimin e lartë dhe dhënie privilegji për disa studentë të cilat kanë mundësi me para ti blejnë notat. Në vend që LSDM ta dënojë sjelljen e këtillë dhe të kërkojë efikasitet më të madh nga institucionet, ajo sot e përkrahu korrupsionin. Sipas LSDM nuk duhet të hapen hetime në lidhje me informatat për kërkim të mitos nga profesorët. Sjellja e këtillë e LSDM nuk është e papritur. Ajo është parti e vetme e cila udhëhiqet nga një politikan i cili është falur për krim që peshon 8 milionë euro“ thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version