Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM të ulë akcizat e derivateve të naftës që ajo vetë i rriti

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM, kanë kërkuar nga LSDM që të ulë akcizën e derivateve të naftës dhe vjedhja nuk mund të vazhdojë,  përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM duhet ta ul akcizën e derivateve të naftës të cilën e ka rritur. Në vend që të vidhen qytetarët, duhet të japin llogari se për shkak të pasurimit të tyre populli është vendosur në pikëpyetje.

Nafta nga sot përsëri është rritur. Që kur LSDM është në pushtet çmimi i derivateve të naftës vazhdimisht është rritur, ndërsa në të njëjtën kohë e gjithë ekonomia ka stagnuar.

Kushtet për biznes janë më të këqija se kurdoherë. Shpërngulja në vend që të zvogëlohet ajo vazhdimisht po rritet”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje gjithashtu shtojnë se referendumi po shfrytëzohet për mbulimin e vjedhjes dhe shitjen e interesave kombëtare. Zaev flet për gjithçka por vetëm për krimin të cilën e bën ai dhe qeveria që udhëheqë dhe për punët thelbësore me të cilën Republika e Maqedonisë është pala e dëmtuar nga marrëveshja. /Telegrafi/

Exit mobile version