Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, i ka kërkuar LSDM-së të tregojë se me cilat parti politike ka arritur marrëveshje dhe ka bërë shumicë parlamentare në Kuvend.
Nga kjo parti kërkojnë që LSDM të publikojë emrat e partive, në të kundërtën sipas tyre, do të dëshmohet se ata gënjejnë dhe manipulojnë.
“Në vend të kumtesave të bezdisshme dhe sterile për vetë-inkurajim pasi LSDM-ja për të tretën ditë pohon se ka shumicë, publikisht u bëj thirrje të tregojnë se cilat janë partitë nga shumica e re, cili është çmimi për një koalicion të tillë, kush do të jetë shembull, në të kundërtën do të dëshmohet se gënjen dhe manipulon”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ndryshe, kryetari i tyre Hristijan Mickoski, para disa ditës tha se po tentojnë që të sigurojnë shumicë parlamentare dhe me këtë të formojnë edhe qeverinë e re. Ndërsa në kuadër të kësaj, Mickoski para disa ditësh realizoi takim me Ali Ahmetin./Telegrafi/