Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj deklaratave të LSDM-së, për vrasjen e Martin Neshkovskit.
“Zoran Zaev duhet të jetë përgjigjet penalisht për nxitje. Të dhënat e publikuara integrale tregojnë se manipuluesi dhe gënjeshtari Zaev me vetëdije dhe me dashje paraqitën një pamje të shkurtuar dhe të montuar me qëllim që të mashtronin qytetarët e Republikës së Maqedonisë në lidhje me vrasjen e Martin Neshkovskit.
Për shkak të mashtrimit dhe manipulimit të tij, 40 policë u plagosën rëndë, dhjetëra ishin akuzuar për kundërvajtje penale dhe dëme të mëdha materiale u shkaktuan në protestat e dhunshme që pasuan gënjeshtrat e Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë është koha që prokuroria të ndërhyjë në punën e saj dhe të iniciojë një procedurë kundër Zaevit për nxitje të veprës penale.
“LSDM-ja duhet të përgjigjet ku është tani vrasësi i Martin Neshkovskit, Igor Spasov dhe nëse për shkak të afërsisë së tij me Zaevin dhe përshëndetjen e përzemërt në burg, i njëjti nuk e vuan dënimin me burg në Idrizovë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/