Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM të mos interpretoj pjesërisht Kushtetutën, le të shikojë nenin 23

Partia opozitare OBRM-PDUKM qëndron në qëndrimin e saj se Dragan Kovaçki është zgjidhja më e mirë për ministër teknik në MPB në qeverinë e përkohshme e cila duhet të funksionojë prej 3 janari.

Ata vlerësojnë se interpretimi i Kushtetutës nga ana e LSDM-së bëhet në mënyrë të pjesshme, ndërsa nuk e shikon nenin 23 të Kushtetutës.

“LSDM dëshiron që të ikë nga zgjedhjet dhe frikësohet nga profesionalizmit. Ne iu rekomandojmë që tani kur të interpretojnë Kushtetutën, të mos e shikojnë pjesërisht, por ta shikojnë edhe nenin 23 të Kushtetutës”, thonë për “Faktor” nga partia OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në nenin 23 të Kushtetutës theksohet se “çdo qytetar ka të drejtën e bartjes së funksioneve publike”.

Nga atje shtojnë se edhe nga LSDM nuk kanë vërejtje për personalitetin dhe profesionalizimin e Dragan Kovaçkit.

Zgjedhja e Qeverisë teknike duhet të bëhet deri më tre janar./Telegrafi/

Exit mobile version