Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet që “LSDM të ndalojë të ikë nga qytetarët dhe të caktojë zgjedhje të parakohshme kuvendare më së voni deri të dielën”.
“Republika e Maqedonisë nuk guxon të fundoset vetëm që Zaev dhe karteli rreth tij të kenë përftime milionëshe”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas OBRM-PDUKM-së krimi i ditëpërditshëm në rrugë, automjetet e djegura, grabitjet dhe vjedhjet janë rezultat i këtij pushteti të paaftë.
“LSDM s’ka kapacitet të siguroj rendin dhe qetësin publike për këtë shkak qytetarët vazhdimisht janë frikësuar. Rrugët s’janë të sigurta. Krimi po bëhet praktikë ndërsa pushteti nuk ndërmerr asgjë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Qytetarët meritojnë të jetojnë në shtet ku do të garantohet siguria e tyre dhe siguria e pronës së tyre. Me LSDM në pushtet kjo nuk është e mundur”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Ky pushtet, thonë nga kjo parti, plotësisht e degradoi të drejtën dhe shtetin e së drejtës dhe se kjo shihet me gjyqësinë dhe prokurorinë e shkatërruar./Telegrafi/