Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM ta pranojë planin e Mickoskit për ballafaqim me krizën energjetike

LSDM duhet t’i pranojë kërkesat e komunave për vendosjen e tregut të rregulluar jo vetëm shkollat, por edhe ndërmarrjet publike. Masat populiste të qeverisë nuk do ta zgjidhin kaosin që po ndodh me krizën energjetike, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

“LSDM-ja në vend që të ofrojë masa nga të cilat askush nuk ka përfitim real, duhet të inkurajohet, ta tejkalojë veten dhe të pranojë planin për ballafaqim me krizën energjetike të ofruar nga kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski”, kërkojnë nga OBRM-PDUKM.

Me këtë plan, shtojnë nga atje, energjia elektrike do të jetë dy herë më e lirë për bizneset dhe qytetarët dhe do të kursehen shumë vende pune./Telegrafi/