Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-së dhe Zaevit më së pakti ju konvenon zgjidhje cilësore të Ligjit për Prokurori Publike

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM përmes Ligjit për Prokurori Publike dëshiron të mbrojë krimet e Zoran Zaevit”.

“LSDM-së dhe Zaevit më së pakti ju konvenon zgjidhje cilësore të Ligjit për Prokurori Publike, për shkak se me atë ligj, institucioni profesional dhe i pavarur nuk do të mbyll sytë por do të hapë hetime për të gjithë tenderët, aferat dhe skandalet ndërsa kriminelët e pushtetit do të japin përgjegjësi për vjedhjen”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu LSDM: OBRM-PDUKM kujdeset për pronën e partisë

Sipas tyre, Zaev këtë herë e din se nuk do të shpëtojë nga asnjë amnisti por do të përgjigjet për krimin.

“LSDM dhe Zaev pas 12 prillit do të japin përgjegjësi për krimet e kryera. Vjen përgjegjësia”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version