Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM rriti emigrimin

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM rriti emigrimit. Nga Maqedonia asnjëherë më parë nuk kanë emigruar aq shumë qytetarë si në tre vitet e fundit”.

“Premtimi se do t’i kthejnë 500.000 të emigruar, ishte gënjeshtra më e madhe në historinë e Maqedonisë. ‘Jetë për të gjithë’, është gënjeshtra më brutale ndaj popullit të vet”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, në vend të kushteve më të mire dhe standard më të mirë kemi ndarje të tenderëve dhe biznes për firmat e afërta me pushtetin.

Ata shtojnë se me para të popullit mbushen xhepat e pushtetit dhe se Maqedonisë nuk i duhet ky, siç thonë nga OBRM-PDUKM, pushtet kriminal./Telegrafi/