Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM po rrezikon sistemin e sigurisë së Maqedonisë

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se LSDM po rrezikon aspiratat e NATO-s duke mos respektuar parimet e trajtimit të informacionit të klasifikuar.

“Bashkëpunëtori i Zoran Zaev, Jovçe Remenski, zyrtar i lartë në DSK dhe tani ASK, ka marrë informacione të klasifikuara, regjistrime dhe prova dhe i mbajti si arkiv në shtëpinë e tij, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe procedurat.

Dokumentet e gjetura në shtëpinë e Jovçe Remenski me emrat e të gjithë policëve të përfshirë, dëshmitarë, prova dhe bashkëpunëtorë në rastet “Monstra” dhe “Lagjia e Trimave”, hedhin dyshime në synimet e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje pyesin a kishte ndër mend bashkëpunëtori i Zaev Jovçe Remenski të shantazhojë, kërcënojë apo mbrojë ndonjë nga ata persona me këtë informacion? A është i përfshirë Jovçe Remenski në fshirjen dhe zhdukjen e dy telefonave të gruas së tij të dyshuar në rastin “Haaraçi”?.

Lexo po ashtu Remenski deri te OBRM-PDUKM: Nga dokumentet e marra do t’ju dhemb koka shumë shpejt

“Agjencia e Sigurisë Kombëtare është nën dyshimin e plotë se është nën kontrollin e LSDM-së dhe bashkëpunëtorëve të Zaevit, siç është Jovçe Remenski. Prandaj nuk ka asnjë procedurë të hapur për të hetuar rastin, as për të pezulluar Remenskin. Të gjithë në qeveri heshtin për këtë skandal”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/