Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM para zgjedhjeve po kryen partizim te kompanitë shtetërorë energjetike

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se se LSDM po kryejnë ryshfet parazgjedhor duke partizuar kompanitë shtetërore të energjetikës.

“Në përpjekje të shpëtojë aq sa mundet, LSDM para zgjedhjeve po kryen partizim brutal në kompaninë shtetërore ‘AD ELEM, ku u shpall konkurs për 200 punësime. Krahas ‘AD ELEM’, me punësime parazgjedhore i partizuan edhe kompanitë tjera shtetërore të energjetikës. Në HEC Manastir punësoi 200, ndërsa në MEPSO vendosi 63 ushtarë partiak vetëm tetë ditë para qeverisë teknike”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, LSDM po shpenzon mjetet buxhetore që t’i shpërblejë ushtarët e tyre partiak për shkak se pagat në këto kompani janë mbi pagën mesatare të Maqedonisë.

“Nuk po punësohen inxhinierë apo persona tjerë profesional të nevojshëm për punë, por këshilltarë të ndryshëm dhe udhëheqës”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se LSDM dhe Zaev edhe në fillim të mandatit punësuan fëmijë të funksionarëve dhe këshilltarëve.

Përderisa më shumë se 70% e qytetarëve të Maqedonisë marrin pagë më të vogël se mesatarja ndërsa 500.000 mezi po mbijetojnë, shprehen nga OBRM-PODUKM, kuadri partiak i LSDM dhe familjarët e funksionarëve marrrin paga të mëdha në kompanitë shtetërore.

“Jetën që e premtuan e siguruan vetëm për familjet e tyre ndërsa për qytetarët e Maqedonisë LSDM solli varfëri dhe disfata”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/