Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka kurrfarë kredibiliteti të flasë për avancimin e standardit të studentëve

OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj paralajmërimit të LSDM-së për ndërtimin e një kampusi të studentëve në të cilën vlerëson se premtimet e tyre janë hipokrizi dhe nuk kanë kurrfarë kredibiliteti të flasin për avancimin e standardit të studentëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Premtimet për ndërtimin e konvikteve të reja të studentëve në disa qytete janë më shumë se hipokrizi. Pikërisht LSDM ashpër kundërshtonte në formimin e universiteteve të reja, në mesin e të cilëve edhe Universitetin “Goce Dellçev” për nevojat e të cilëve tani premtojnë kapacitete akomodimi për studentët”, theksohet në reagimin.

OBRM-PDUKM thekson se në periudhën e kaluar janë realizuar projekte të shumta me të cilat është avancuar standardi i studentëve siç janë kapacitetet e reja të akomodimit në përbërje të konviktit “Stiv Naumov”, faza e dytë e rikonstruimi të konviktit “Goce Dellçev”, leximoret, bibliotekat dhe laboratoritë e reja, ndërsa me ndryshimet e reja ligjore parashikohet edhe ulja e participimit për 50 për qind për studentët nga familjet vetëushqyese dhe me një prindër, ndryshim në statusin e studentëve, bursave për studime postdiplomike dhe të doktoraturës…

Ky reagim i OBRM-PDUKM vjen pas kumtesës së LSDM-së se po planifikon ndërtimin e një qyteti në Shkup dhe kampus studentor në Tetovë, Manastir dhe Shtip./Telegrafi/