Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM nëpërmjet NTP-së harxhon miliona euro të qytetarëve

LSDM-ja ka vjedhur në mënyrë të vazhdueshme dhe referendumi është vetëm një ekran prapa të cilit i fshehin të gjitha krimet e kartelit në pushtet. “Modus operandi”, domethënë mënyra e krimit në shumë raste është e njëjtë, reagon këshilltarja e OBRM-PDUKM-së, Irena Popovska.

“Ndonjë pronar me ide inovative për të hapur një kompani në një aktivitet të caktuar dhe për çudi një mrekulli një javë më vonë ose një muaj më vonë, pikërisht ajo kompani dhe në institucionet e veçanta shtetërore njoftohet për tender dhe normalisht kompania e sapoformuar ka paraqitur kushte më të mira. Kjo është mënyra se si LSDM i harxhon parat e popullit, tha Popovska.

Ajo shtoi se punën e njëjtë e shikon edhe në nivel të pushtetit lokal, gjegjësisht hedhjen e milionave euro, para të qytetarëve, nga ana e Ndërmarrjeve të Transportit Publik. /Telegrafi/