Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë partinë në pushtet se me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës vazhdimisht po godet xhepat e qytetarëve.
“Qytetarët më shumë po varfërohen, ndërsa rrjeti kriminal rreth Zaevit i rritë të ardhurat, u pasuruan dhe hidhen parat e qytetarëve. Gjysmë milionë qytetarë të Maqedonisë jetojnë në varfëri, ndërsa Zaev dhe kompanitë i rrisin akcizat dhe tani çmimet e derivateve të naftës arrin rekordin. LSDM vazhdimisht po godet në xhepat e qytetarëve me rritjen e çmimit të derivateve të naftës.
Nga atje thonë se kjo qeveri nuk ka realizuar asgjë nga ato që kanë premtuar se do t’i ulë të dhënat, përkundrazi ato rritën akcizat për tre denarë.
“Me rritjen e re të çmimit të naftës, e cila arriti çmimin e 66 denarëve, LSDM do t’i sjellë qytetarët në shkatërrim”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/