Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-në populli do ta kujtojë si shkatërruese e ekonomisë së shtetit

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj konferencës së sotme të Mila Carovskas nga LSDM, e cila tha se do të angazhojnë punëtorë social që të kujdesen për të gjitha familjet në vend. Nga OBRM-PDUKM thonë se ky është një premtim tjetër i rrejshëm i LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni/

“remtimet e këtilla që LSDM i lëshon në mënyrë të pa kontrolluar janë praktikë e rregullt për një parti politike e cila nuk ka realizuar asnjë projekt në qeverisjen e saj”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja është parti e cila populli e kujton për shkatërrimin e ekonomisë së shtetit, në qeverisëjen e së cilës papunësia arriti deri në 38%./Telegrafi/