Telegrafi

OBRM-PDUKM: Me LSDM-në nuk ka përparim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese thekson se LSDM-ja nuk mund ta mbulojë vjedhjen që po bën përmes pushtetit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja po tenton vetëm ta mbrojë Zoran Zaevin dhe të afërmit e tij nga krimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me teza të gabuara për referendumin nuk mund të mbulohet turpi i marrëveshjes kapitulluese. Skandalet dhe krimet nuk mund të mbrohen me komunikata të zbehta. Me LSDM-në nuk ka përparim”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se opinioni e ka parë mirë qeverisjen e Zaevit dhe LSDM-së dhe se në fund qytetarët do të fitojnë./Telegrafi/