Telegrafi

OBRM-PDUKM: Me LSDM-në në pushtet nuk kemi shtet funksional

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Maqedonia tashmë tre vite po fundoset”.

“Kur hiqen syzat ngjyrë rozë të Zoran Zaev shihet realiteti që jetojnë për secilën ditë qytetarët”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre në Maqedoni kemi punëtorë të nënçmuar, bujq që nuk kanë para as për bukë, punëtorë që marrin pagë minimale por kthejnë para tek punëdhënësit e tyre, mjekë që marrin para dhe që nuk mbulon as shportën mujore, biznese të zhvatura, gjyqtareë që nuk punojë sipas ligjit por sipas diktatit të pushtetit.

“Lista e nënçmimeve është pafund. Maqedonia nuk mund kështu. Me LSDM-në në pushtet nuk kemi shtet funksional. I gjithë sistemi është vendosur në dorën e mafisë”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare në mënyrë që, siç thonë ata, të përfundojë kaosi në Maqedoni./Telegrafi/