Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM në mungesë të projekteve po lavdërohet me numra dhe të dhëna të rreme

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM në mungesë të projekteve, tani po lavdërohet me numra dhe të dhëna të rreme”.

“Zaev lavdërohet me realizimin e projekteve kapitale në kohën kur qeveria e tij shënon rënie enorme në investime kapitale”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, është qesharake LSDM të lavdërohet me gazifikim kur asnjë amvisëri nuk do të kyqet në gaz.

Lexo po ashtu LSDM: 70 milionë euro për rrugët lokale në 80 komuna të Maqedonisë

“E vërteta është se punët momentale që po kryen janë projekte të nisura nga viti 2016 nga OBRM-PDUKM dhe ato që moti është dashur të përfundojnë. Asnjë projekt të ri nuk ka nisur LSDM në gazifikim”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM po fol për sukseset në infrastruktura ndërsa nga 500 kilometrat e premtuara nuk ka asgjë./Telegrafi/

Exit mobile version