Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se me LSDM-në dhe Zoran Zaevin, Republika e Maqedonisë po fundoset, ndërsa korrupsioni dhe krimi po lulëzon.
“Me LSDM-në dhe Zavin, Maqedonia është thelluar në korrupsion dhe gjendet në vendin e 106 të listës së Transparency International, në shoqërim me Mongolinë dhe Bregun e Fildishtë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
Vlerësimi humbës për qeverisjen e së drejtës dhe shtetit të së drejtës tregon edhe gazeta “Ekonomist” e cila vlerëson Maqedoninë si regjim hibrid./Telegrafi/