Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM mundohet t’i njollos projektet që i kemi realizuar

Partia në pushtet OBRM-PDUKM, në një reagim partiak ka reaguar ndaj deklaratës së sotshme të zëdhënësit Petre Shilegov, gjoja se pushtet i ka refuzuar aktivitetet për shëndetësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘LSDM po mundohet të njollosë projektet që OBRM-PDUKM i premton dhe rregullisht i realizon…Qytetarët e dinë se kur OBRM-PDUKM do të premtojë tomografi në Shtip, Veles dhe Manastir, tomografi do të ketë-dhe ka, punojnë dhe meritojnë shëndetësi qytetarët…Shilegov mund të shëtis deri në Manastir dhe Shtip për tu vërtetuar edhe vetë se pajisjet medicinale janë instaluar, edhe qytetarët edhe mjekët janë të kënaqur’, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot, zëdhënësi Shilegov shpalosi disa dokumente që sipas tij vërteton Gruevski dhe Todorov gënjejnë se interesi për shëndetësinë dhe interesi për shëndetin e qytetarëve është mashtrim. /Telegrafi/