Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM i manipulon qytetarët me projekte të rreme

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM i manipulon qytetarët me projekte të rreme”.

“Disa ditë me rend Carovska dhe Zaev i gënjejnë të punësuarit në çerdhe. Premtojnë rritje të pagës, ndërsa në fillim të vitit e ulën për rreth 900 denarë. Arsyeja e uljes së pagës të të punësuarve nga çerdhet nuk u sqaruan”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre Carovska ashtu si Zaevi bëjnë diskriminim të të punësuarve në çerdhe.

Gënjeshtrat e LSDM-së, sipas partisë opozitare maqedonase, nuk i besojnë qytetarët dhe për këtë shkak Carovska nuk meriton të jetë ministre.

“Rritje reale të pagave dhe jetesë më të mirë për qytetarët do të ketë kur OBRM-PDUKM do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, thuhet në kumtesën e partisë./Telegrafi/