Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM ka krijuar kaos në shëndetësi

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë LSDM-në se kanë krijuar kaos në shëndetësi.

“LSDM ka krijuar kaos. Kurse gjatë gjithë kësaj periudhe në pushtet nuk ka bërë asgjë për shëndetësinë.

Në vend të qendrës së re klinike për dy vjet, siç parashihej nga OBRM-PDUKM, LSDM e anuloi procedurën dhe shpalli konkurs për projekt për katër herë më të shtrenjtë, fillimi i së cilës është i dyshimtë”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se LSDM në vend të 12 milionë eurove, do të shpenzojë 480 milionë euro për projektin e njëjtë. Nga atje pyesin se ku do të shkojnë 360 milionë eurot e popullit?/Telegrafi/