Me çdo hap të saj, qeveria e LSDM-së, vërteton strategjinë dhe planin e tyre për të mbushur Maqedoninë me mijëra migrantë me qëndrim të përhershëm këtu, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Kjo mund të vërtetohet edhe me një sërë kërkesash që Ministria për punë dhe politikë sociale i ka dorëzuar te komunat nga të cilat kërkohet sigurimi i lokacioneve për ndërtim të objekteve të cilat do të ju dedikohen vendosjes së përhershme të migrantëve. Të pabaza janë akuzat e tyre me shkrime nga viti 2012, kur planet ishin në lidhje me banesat për persona me status të rrezikuar social nga Maqedonia, e jo për migrantë nga Siria’, vazhdon në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM thonë se demant më i mirë për manipulimet e MPPS-së dhe ministres Carovska dhe tërë qeverisë së LSDM-së është se prej atëherë kanë kaluar 5 vite, dhe qeveria e OBRM-PDUKM nuk ka ndërtuar asnjë banesë sociale për vendosjen e migrantëve./Telegrafi/