Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të mos defokusojë, por t’i përmbush premtimet

OBRM-PDUKM-ja përmes kumtesës së sotme për media, thekson se asnjë urdhër nga PSP-ja nuk do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të defokusojnë qytetarët nga realiteti, ku ata presin që LSDM-ja të fillojë të punojë dhe të realizojë premtimet e bëra, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zaevi nuk do të mund ta ulë papunësinë përmes fushatave të zeza ndaj OBRM-PDUKM-së, të cilat do t’ia udhëheq Katica Janeva. Do të vijë momenti kur Zaev do të pyetet se ku janë projektet e premtuara. LSDM gjatë fushatës premtoi se do ta dëgjon zërin e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Ata kanë mundësi ta bëjnë këtë tani me propozimin e sektorit qytetarë për rritjen e periudhës së pushimit për lehonat nga 9 në 18 muaj”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, LSDM-ja në vend që të merret me populizëm duhet të tregojë përgjegjësi qytetare dhe ta mbështesë propozimin për rritjen e pushimit të lindjes për nënat lehone./Telegrafi/