Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të heqë dorë nga ridefinimi i Maqedonisë

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja i bën thirrje LSDM-së që të tërhiqet nga, siç thuhet, ridefinimi i Maqedonisë dhe transofrmimi i saj në nga një shtet shumëkulturor në dykombësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, pranimi i platformës nga Tirana paraqet një shantazhim klasik për LSDM-në e cila, sipas tyre, duhet ta kuptojë momentin historik dhe t’i hedhë poshtë kërcënimet dhe shantazhet nga jashtë.

Për OBRM-PDUKM-në, një ridefinim i shtetit nuk është në të mirë, as të shqiptarvë, por as edhe të romëve, boshnjakëve, vlehëve, serbëve, turqve, e aq më pak të maqedonasve./Telegrafi/