Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ta hedhë poshtë Deklaratën politike shqiptare ose ta hedhë në votim para popullit maqedonas

OBRM-PDUKM-ja i bëri thirrje përsëri LSDM-së që ta hedhë poshtë Deklaratën politike të partive shqiptare, ose ta hedhë në votim te qytetarët maqedonas të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja kërkon nga LSDM-ja që publikisht të tërhiqet nga Deklararata dhe realizimi i saj nëse nuk ka guxim, sipas tyre, ta hedhë në votim këtë Deklaratë.

OBRM-ja e pyet LSDM-në se përse do të duhet që të dialogohet për himnin, flamurin dhe stemën e shtetit, apo përse të diskutohet për pika që prekin çështjen e identitetit.

Përmes kësaj kumtese, OBRM-ja e akuzon LSDM-në se heshtë dhe e lejon BDI-në që ta informoj popullin për çështje të ndryshme./Telegrafi/