Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja synon partizimin e plotë të shtetit

OBRM-PDUKM-ja hedh akuza të rënda ndaj LSDM-së. Sipas tyre, ata që kërkojnë ndihmë sociale duhet që të kenë librezë anëtarësie të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Akuzat bëhet edhe në aspekt shëndetësorë. Sipas OBRM-PDUKM-së, edhe për ndihmë shëndetësore, qytetarët duhet të kenë librezë anëtarësie të LSDM-së.

Edhe në aspekt të rendit juridik, OBRM-ja e akuzon LSDM-në për emërime partiake në gjyqësi.

OBRM-PDUKM-ja vlerëson se partia në pushtet, LSDM-ja është e gatshme për partizim të plotë të shtetit dhe me këtë, sipas tyre, i ndanë qytetarët në anëtarë të partisë dhe për të cilët nuk vlen ligji, dhe në qytetarë tjerë për të cilët ka rregulla tjera./Telegrafi/