OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj akuzave të fundit të LSDM-së që ndërlidhen me ankandin e radhës të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, LSDM-ja opozitare është duke tentuar që përsëri të skandalizojë një ankad të rregullt dhe të planifikuar më parë të letrave shtetërore me vlerë, një mekanizëm financiar i Buxhetit që ka filluar të zbatohet pikërisht në kohën kur LSDM-ja ishte në pushtet.
OBRM-PDUKM-ja konsideron se qytetarët janë ata që do t’i ndëshkojnë, siç thonë, manipulimet e LSDM-së, në zgjedhjet e radhës./Telegrafi/