OBRM-PDUKM-ja konsideron se partia në pushtet, LSDM-ja, vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, hapi i fundit joreformues i pushtetit është shfuqizimi i studimeve të disperzuara të një pjese të institucioneve të larta arsimore, pa u dëgjuar zëri i mijra studentëve.
OBRM-ja vlerëson se reformat e tilla nuk janë në të mirë të askujt, duke i bërë thirrje LSDM-së që t’i realizojë premtimet e dhëna./Telegrafi/