Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM akuzon partitë në pushtet për papërgjegjësi me paratë e qytetarëve. Sipas tyre, në opinion kanë dalur informacione se për keqpërdorime të buxhetit shtetëror për shuma të mëdha.
“Është e qartë që LSDM harxhon paratë e qytetarëve për t’i përmbushur apetitet e oligarkëve të vet. Përndjekja politike dhe gjykatësit, janë tentim i qartë i qeverisë së LSDM-së për të fshehur paaftësinë e tyre, korrupsionin dhe shkatërrimet. Kjo është tentim klasik për defokusimin e opinionit nga katastrofat politike të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata më tej shtojnë se për më shumë se 90 ditë qytetarë të pafajshëm ndodhen në paraburgim.
“Intelektualë, artistë, arkitektë, mjekë, artistë dhe deputetë ndodhen në burg për shkak të kundërshtimit të politikave të humbura të Zaevit”, shtojnë nga partia./Telegrafi/