Nëpërmjet një kumtese, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “LSDM-ja dhe Zoran Zaevi përpiqen që përmes manipulimeve t’i gënjejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se puna e tyre kriminale është sipas standardeve evropiane”.
“LSDM-ja në mënyrë të ndërgjegjshme nxit ndarje në shoqëri me deklarimet se kush është kundër NATO-s apo BE-së duke theksuar orientimin perëndimor me përkrahjen e marrëveshjes kapitulluese me Greqinë me cilin Zaevi përpiqet ta fshehë kriminalitetin që po e bën”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke shtuar se marrëveshja me Greqinë është asgjë më shumë se sa fshirja e Republikës së Maqedonisë, identitetit maqedonas, heqja dorë nga tradita, kultura, historia dhe se marrëveshja me Greqinë do të thotë ndryshim të Kushtetutës, gjuhës dhe heqje dore nga maqedonasit jo vetëm jashtë kufijve por edhe brenda kufijve të Maqedonisë.
Ata thonë se marrëveshja e turpshme e Zaevit është kapitullim që nuk ka pranuar asnjë politikan deri tani, dhe se marrëveshje të tillë, sipas OBRM-PDUKM-së mund të pranojë vetëm politikan i cili nuk ka kapacitet, guxim, fytyrë që t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.
Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaevi është politikan i amnistuar për kriminalitet, i cili vazhdon të punojë në mënyrë kriminale dhe për të shpëtuar është i gatshëm ta shtrembërojë kurrizin. Sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM këto nuk janë vlera evropiane.
“Nuk janë vlera evropiane ndarja e mjeteve nga Fondi i Inovacioneve familjarëve të funksionarëve të Qeverisë, nuk janë vlera evropiane ndarja e tenderëve në vlerë prej milionë eurove firmave të cilat janë formuar një javë para ta fitojnë tenderin, bizneset për marihuanë dhe ndarjen e tokës ndërtimore nuk janë vlera evropiane”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se Maqedonia dhe populli maqedonas asnjëherë nuk do të pranojnë, as do të përkrahin shitjen e interesave kombëtare me qëllim që të fshihet kriminaliteti.
“LSDM-ja dhe Zoran Zaevi duhet të shkojnë nga Qeveria, vetëm kështu Republika e Maqedonisë do të vazhdojë përpara dhe në këtë mënyrë do të arrijë vlerat evropiane”, thonë nga oBRM-PDUKM./Telegrafi/