OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së, të cilët thanë se në gjashtë muajt e parë të Qeverisë së re do të luftojnë ndaj varfërisë së skajshme, duke ulur çmimin e energjisë elektrike dhe duke ndihmuar të varfërit. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se, LSDM-ja me mënyrën e gënjeshtrave të 15 shtatorit vazhdon t’i manipulojë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ku ishte brengosja e LSDM-së për çmimin e energjisl elektrike në kohën kur ishin në qeverisje dhe kur me “biznes me bombona” e shitën kompaninë energjetike të Maqedonisë. Qytetarët nuk ju besojnë dyftyrshave dhe brengosjes së rrejshme të LSDM-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Ata thonë se e vetmja parti që punon dhe realizon projekte për mbrojtje nga varfëria energjetike është OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/