OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese e vlerëson si pamflet politik konferencën e sotme për shtyp të Robert Alagjozovskit, nga radhët e LSDM-së, i cili akuzoi pushtetin për lënie pas dore të trashëgimisë kulturore dhe paralajmëroi masa që do të ndërmerr partia e tij, për të njëjtën çështje. Nga OBRM-PDUKM theksojnë se, Allagjozovski e ka treguar paaftësinë e tij elementare për punët të cilat tenton t’i komentojë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“LSDM-ja dhe Allagjozovski nuk kanë kredibilitet të flasin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përparimin e potencialit turistik të Republikës së Maqedonisë për një arsye të thjeshtë që në kohën e praktikës së tyre në pushtet nuk kanë realizuar asnjë projekt të vetëm nga kjo sferë. LSDM-ja nuk ka realizuar asnjë projekt për konservim, restaurim dhe sanim të asnjë objekti ose lokaliteti nga trashëgimia e pasur kulturore të Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtët janë lënë pa kurrfarë mbrojtje”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/