Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja konsideron se partia qeverisëse, LSDM, nuk ka ndonjë plan, e as vegim për të ardhmen e Maqedonisë.
Sipas tyre, shteti është i kapur dhe është në stagnim nga udhëheqja e LSDM-së, dhe së bashku me Zoran Zaevin e çojnë shtetin në kolaps ekonomik.
OBRM-PDUKM-ja konsideron se rritja e Bruto Prodhimit Vendor për vitin 2017 është 0%, duke përfunduar se LSDM-ja nuk di dhe nuk ka kapacitete për ta udhëhequr shtetin. /Telegrafi/