Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve

OBRM-PDUKM-ja u është kundërpërgjigjur deklarimeve të sekretarit të LSDM-së, Oliver Spasovski, duke konsideruar se kjo parti nuk mund ta fsheh frikën nga përballja me qytetarët në zgjedhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-së, tash e dhjetë vite, dallimi në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së është rreth 200.000 votues dhe se LSDM-ja e di mjaft mirë se nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve.

Për OBRM-në, afrimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndikon në rritjen e frikës dhe panikës në radhët e LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version