Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja kriminale ikë nga e vërteta!

OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate për media vlerëson se LSDM i humbi zgjedhjet në dhjetë vitet e kaluara për shkak të sjelljes agresive kundër fakteve dhe të vërtetës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM, udhëheqësia e LSDM-së e ka shndërruar partinë në promotor dhe mbrojtëse të gjithçka që nuk është e ligjshme dhe që është kriminale.

‘Kriminelët në krye të LSDM-së nuk duan që qytetarët ta dijnë të vërtetën. Mendojnë se kështu do ta fshehin krimin dhe do ta largojnë të vërtetën. Prandaj kriminelët në krye të LSDM-së renditin sulme ndaj mediumeve dhe i kërcënojnë të gjithë gazetarët të cilët nuk janë nën kontrollin e LSDM/SOROS-it’, thuhet në komunikatët e LSDM-së. /Telegrafi/