OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në si përgjegjësja më e madhe për atë që ndodhi të enjten mbrëma në sallën e Kuvendit. Nga OBRM-PDUKM thonë se, LSDM-ja ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores. Kjo sipas tyre, është shkelje direkte e rendit kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dhuna politike që po bën LSDM-ja në fund rezultoi me dhunë fizike. Tentimi joligjir nga ana e LSDM-së të vetëshpallin Talat Xhaferin kyetar Kuvendi ishte provokim ndaj popullit maqedonas. Nuk ka asnjë justifikim për asnjë dhunë, por LSDM-ja do të mbahet mend në hisori si fajtore kryesore për ngjarjet e padëshiruara në Parlament”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/