Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja është dëmi më i madh që ndonjëherë i ka ndodhur ekonomisë së Maqedonisë

“LSDM-ja është dëmi më i madh që ndonjëherë i ka ndodhur ekonomisë së Maqedonsë. Gjatë qeverisjesë së tyre, ata kanë treguar se si nuk duhet të udhëhiqet një ekonomi”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së, ndaj kumtesës së LSDM-së, të cilët theksuan se qeveria e re do të ndërtojë politika reale ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu LSDM-ja reagon ndaj paralajmërimeve të BPRM-së për rritjen ekonomike të vendit

“LSDM la pa punë mbi 200 mijë njerëz, mbylli 685 fabrika dhe zbrazi shitoret. LSDM-ja është parti e cila duhet të turpërohet të përmend ekonominë dhe zhvillimin, për shkak se shkalla e papunësisë gjatë udhëheqjes së tyre arriti deri 38%”, theksojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version