Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM-ja dëshiron të zbatoj skenare të dhunshme për të marr pushtetin

OBRM-PDUKM-ja vazhdon me reagimet e ashpra ndaj LSDM-së, duke e akuzuar se dëshiron që të zbatoj skenar të dhunshëm të marrjes së pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti deklaron se një gjë e tillë nuk do të kaloj lehtë dhe se zgjidhja më e mirë është Manifesti i ofruar, për siç thonë, një Maqedoni të vetme.

OBRM-ja konsideron se me LSDM-në nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje që s’do të ishte në dëm të vendit, duke e akuzuar LSDM-në se, siç thonë, janë të përgatitur që edhe me forcë ta shkelin vullnetin e popullit, si edhe interesat kombëtare dhe shtetërore./Telegrafi/