Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së vlerëson se vendimi i sotëm i Komisionin për Çështje Imuniteti dhe Mandati, nuk është i bazuar në fakte dhe argumente, por në dëshirën e revanshizmit politik të LSDM-së.
“Arrestimi i deputetëve është provë për mosekzistimin e sistemit të së drejtës dhe mosrespektimit të Kushtetutës. Mesazhi që LSDM dërgoi sot është se ata nuk duan të ekzistojë opozita në qeverisjne e tyre dhe as në Kuvend”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grupi i deputetëve të partisë opozitare maqedonase nuk i japin legjitimitet vendimit të sotëm të Komisionit.
Sipas tyre, Komisioni për Çështje Imuniteti dhe Mandati ka shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën./Telegrafi/