Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM i gënjen qytetarë me masën kozmetike “nafta e gjelbër”

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja vazhdon t’i gënjej qytetarët me masën “nafta e gjelbër”.

Sipas tyre, me këtë masë LSDM-ja parasheh ndarje të 55.000 kartelave për naftë të gjelbër, ndërsa në Maqedoni ka mbi 100.000 bujq të regjistruar.

“LSDM-ja me masën “Nafta e gjelbër” nuk i zgjedh problemet e bujqve. Ata kanë problem me plasmanin dhe çmimin e produkteve të tyre”.

“Gënjeshtrat e Zaevit dhe të LSDM-së u bënë të tejdukshme, për këtë nevojitet shpallje e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

“Kur OBRM-PDUKM-ja do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë do të fillojë kujdesi real për bujqit”, thonë nga opozita maqedonase./Telegrafi/