Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM gënjen bujqit me masën “nafta e gjelbër”

Masa nafta e “gjelbër” është një masë kuazi. Qeveria e LSDM-së vazhdon të gënjejë qytetarët pa turp, thonë nga partia opozitare, OBRM-PDUKM.

“Me masën “nafta e gjelbër” qeveria planifikon të ndajë 55,000 karta për naftën e gjelbër, ndërsa ka mbi 100.000 bujq të regjistruar në Maqedoni. Nga kjo masë populiste dhe joefikase, bujqit nuk do të përfitojnë. Me këtë masë, LSDM nuk zgjidh problemet e bujqve. Ata kanë probleme me shitjen dhe çmimin e produkteve të tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se për shkak të gënjeshtrave dhe politikave të këqija në bujqësi, LSDM duhet menjëherë të japë dorëheqjen dhe të caktojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/