Në komunikatën e sotme të OBRM-PDUKM, akuzohet LSDM-ja si parti e cila është kundër popullit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Krimineli Zaev dhe banda rreth tij është e pamatur. Duan t’i heshtin të gjithë ata të cilët flasin kundër Deklaratës së Tiranës dhe të cilët e kanë demaskuar tradhëtin e tyre. Ka premtuar dygjuhësi, debat për himnin, flamurin dhe stemën. Ka premtuar ndryshim të kartëmonedhave, uniforma dygjuhëshe dhe federalizim. Ka premtuar funksione shtetërore dhe me heshtjen i ka aprovuar të gjitha ofendimet dhe ka mohuar identin maqedonas’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Sipas partisë, në panikë janë edhe mediumet nën kontrollë të LSD/Soros-it. Ata patjetër, sipas OBRM-PDUKM, që të shkruajnë lajme të rejshme dhe fshehin veprimet kriminale të Zaevit. /Telegrafi/